Ndër çiftet më të pëlqyera të publikut shqiptar janë edhe Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Dyshja pëlqehen shumë në fushat e artit që ata mbulojnë, por ata pëlqehen edhe për marrëdhënien e tyre të krijuar.
Ata nuk ngurojnë edhe të flasin për njëri-tjetrin nëpër intervista.
Së fundmi, Besi është pyetur në “Zemër Luana”, se cila është pjesa më e nxehtë e trupit të Xhensilës që e kthen në një skifter dhe ai nuk ka nguruar të përgjigjet.
“Është e gjitha yll, ama sytë i ka…Kur më sheh ashtu, nuk e di.”, u shpreh aktori.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.