×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BERZH: Rritet korrupsioni dhe informaliteti, përkeqësohet mirëqeverisja në Shqipëri

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Ndonëse Shqipëria prej disa vitesh po përpiqet që të kryejë reformën në drejtësi, që pritet të ulë korrupsionin dhe të përmirësojë qeverisjen, kjo nuk duket të ketë ndodhur, të paktën deri tani, përkundrazi.

    Raport i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe efiçienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik. Në këtë raport, BERZH mat indeksin e vlerësimit të cilësive të tranzicionit (“assessments of transition qualities” – ATQ), për 6 tregues, konkurrueshmëria, mirë-qeverisja, ekonomia e gjelbër, gjithëpërfshirja, rezistenca, integrimi.

    “Pikët e ATQ për qeverisjen kanë rënë në Shqipëri, Mongoli, Poloni, Turqi dhe Ukrainë, me përkeqësim domethënës të konstatuar në efiçiencën e gjykatave (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Polonia dhe Ukraina), dhe në perceptimin e korrupsionit dhe stabilitetit politik (Shqipëria, Mongolia, Polonia, Turqia dhe Ukraina)”, thuhet në raport.

    Pikët renditen nga 1 në 10, ku 10 përfaqëson nivelin më të lartë që i korrespondon standardeve të një ekonomie të qëndrueshme tregu.

    Sipas vlerësimit të BERZH, pikëzimi për mirëqeverisjen e Shqipërisë ra nga 5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europën Juglindore, pas Bosnjë Hercegovinës (3.98). Pikët më të larta në rajon për mirëqeverisjen i merr Mali i Zi (6.27).

    “Pikët kanë rënë në Shqipëri|, Bosnjë Hercegovinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Poloni, si rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve që matin efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe kuadrin për zbatimin e rregullave”, thuhet në raport.

    Krahas mirëqeverisjes, Shqipëria paraqitet më dobët se rajoni edhe në ekonominë e gjelbër, gjithëpërfshirjen dhe rezistencën, ndërsa është afër mesatares rajonale për konkurrueshmërinë dhe integrimin (shiko skemën më poshtë).

    Sipas raportit, gjatë periudhës 2016-20, rezultatet për efektivitetin e gjykatave dhe pavarësinë e gjyqësorit kanë rënë në shumë vende. Në të kundërt, rezultatet për qeverisjen elektronike, mbrojtja e të drejtave të pronës dhe zbatimi i kontratave janë përmirësuar në përgjithësi.

    Shumë vende kanë vazhduar të ecin përpara me reformat në lidhje me qeverisjen, veçanërisht në lidhje me politikat antikorrupsion, përputhjen me standardet e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore dhe digjitalizimin e shërbimeve qeveritare./Monitor

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.