×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BERZH-i investoi mbi 800 milionë euro në Kosovë, përfaqësuesit e saj vijnë për vizitë

    FrontOnline
    18 Qershor 2024

    Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vizitojnë Malin e Zi nga 17 deri më 18 qershor dhe Kosovën nga 19 deri më 21 qershor.

    Bëhet e ditur se të dy vizitat janë pjesë e një serie të rregullt konsultimesh dhe do t’u japin përfaqësuesve të aksionarëve mundësinë për të takuar zyrtarë të lartë qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile.

    Ata do të vizitojnë gjithashtu projekte private dhe publike të financuara nga Banka në të gjithë Malin e Zi dhe Kosovën.

    Përfaqësuesit e BERZH-it do të takohen me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiq dhe Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e BERZH-it Novica Vukoviq.

    Në Kosovë, përfaqësuesit e BERZH-it do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, Ahmet Ismailin, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe disa ministra.

    BERZH ka investuar 664 milionë euro përmes 109 projekteve në Kosovë që kur iu bashkua Bankës në vitin 2012.

    Ndërkaq, Mali i Zi iu bashkua këtij institucioni financiar në qershor të 2006-ës dhe që atëherë Banka ka investuar 804 milionë euro në vend përmes 86 projekteve.

    Drejtuesit e lartë të Bankës që shoqërojnë misionin do të përfshijnë Matteo Colangeli, Drejtor, Shef Rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe Oleg Levitin, Zëvendës Drejtor, Shef i Çështjeve Politike; Remon Zakaria, Drejtor i Asociuar, Shef i Malit të Zi dhe Sergiy Maslichenko, Drejtor i Asociuar, Shef i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher. Hamza ka treguar se me...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në takimin lamtumirës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ia ka dhuruar një gur të Trepçës. Osmani këtë...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Analisti Lavdim Hamidi është tallur keq me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri,i cili sot ka thënë se reduktimet e rrymës janë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi. Hoti ka...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media. Ai në fjalën e tij para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.