×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BERZH: Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 përqind si pasojë e pandemisë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm mund të kthehet në binarë me një rritje prej 4 për qind, thuhet në një raport të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

    Sipas BERZH-it arsye për këtë rënie është zvogëlimi i investimeve (9 për qind) sektori i ndërtimit (12 për qind) si dhe ndikimi i pandemisë pothuajse në çdo sektor.

    Raporti thotë se vlerësimi për rritjen ekonomike mund edhe të duket më i zymtë nëse rastet me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) rriten dhe ekonomia mund të bllokohet përsëri.

    Në gjysmën e parë të këtij viti, vizitat nga diaspora kosovare ranë për rreth 35 për qind. Mirëpo, sipas BERZH-it me gjithë vizitat e rralluara diaspora kosovare dërgoi 10 për qind më shumë para se sa në shtatëmujorin e parë të vitit 2019.

    Diaspora kosovare është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit, me paratë që ata sjellin të familjet e tyre si dhe investimet që ata bëjnë kryesisht në sektorin e patundshmërive.

    Rriten eksportet

    Por, jo çdo gjë ishte zi në kohë të pandemisë për ekonominë kosovare.

    “Eksporti në Kosovë u rrit 20 për qind, falë zgjerimit të eksporteve të metaleve bazë dhe produkteve kimike”, thuhet në raport.

    Sipas raportit kosovarët kanë blerë produkte me çmime pak me të lira se sa më herët pasi kërkesa për blerje ka rënë si pasojë a masave për izolim gjatë muajve të pandemisë.

    Shqipëria

    Ndikimi i pandemisë ka pasur efekt negativ në turizmin e Shqipërisë që përbën më shumë se 20 për qind të ekonomisë së përgjithshme.

    Eksportet e Shqipërisë drejt Italisë, si vendi ku ka më së shumti eksport, ranë në masë të madhe.

    Borxhi publik në këtë vend u rrit për 14 për qind në krahasim me fundin e vitit 2019 dhe borxhi total publik tash ka arritur në 80 për qind të Bruto Produktit Vendor.

    Sipas BERZH-it, ekonomia e këtij vendi pritet të tkurret 9 për qind këtë vit, por vitin e ardhshëm mund të rritet në 4.5 për qind.

    Maqedonia e Veriut

    Edhe ekonomia e këtij vendi ra në fillim të këtij viti si pasojë e pandemisë që më shumti pati efekt në sektorin e industrisë, tregtisë, transportit dhe turizmit.

    Si pasojë e rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve borxhi publik pritet të rritet në vitin 2020.

    Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë 5 për qind, mirëpo do të kthehet në vitin e ardhshëm me 3 për qind.

    Vendet tjera në rajon si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina do të kenë pothuajse rënie të njëjte ekonomike, mirëpo gjendja mund të përmirësohet në vitin e ardhshmen nëse pandemia dhe masat për ndonjë bllokim të mundshëm nuk vazhdojnë.

    Tremujori i parë i këtij viti ishte fitimprurës për ekonominë e Serbisë, mirëpo gjërat ndryshuan në tremujorin e dytë, kur masat për bllokim filluan të zbatohen dhe ekonomia filloi rënien.

    Në Bosnjë dhe Hercegovinë rritja ekonomike ishte zvogëluar në vitin 2019 mirëpo vazhdoi edhe në vitin 2020. Si pasojë e pandemisë industritë si metalet bazë dhe industria e mobilierisë shënuan rënie për 30 për qind, në krahasim me shtatmujorin e një viti më herët. Në muajin korrik turizmi shënoi rënie për 80 për qind.

    Në Mal të Zi, borxhi publik mund të arrijë në 90 për qind nëse qeveria vazhdon me planet për të zvogëluar pasojat nga pandemia. Një nga sektorët më të prekur në këtë vend është turizmi.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...
    Vip07 Janar 2025
    Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindje në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Kurti në urim tha se kjo festë...
    Vip07 Janar 2025
    Leo në cilësinë e kapitenit të javës ka ndarë detyrat për banorët, ku Drilonin e vendosi tek tualetet për t’i pastruar. Duke...
    Sport07 Janar 2025
    Ndonëse i kënaqur me nivelin e organizimit të garave vendore në basketboll, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.