Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), ka njoftuar PDK.
Partia Demoratike e Kosovës është bërë anëtare e LIBSEEN nga viti 2022 kur ka marrë udhëheqjen e saj kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi i cili bashkë me Nikajn filloi “internacionalizimin e PDK-së duke e anëtarësuar në të gjitha rrjetet e partive liberale”.
Javë më parë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u zgjoh nënkryetar i Internacionales Liberale në Kongresin e mbajtur në Kili.
“E përgëzojmë sekretarin Nikaj për këtë detyrë të re duke i uruar suksese në angazhimin e përbashkët drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave liberale”, thuhet në njoftimin e PDK-së.