×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq thotë se Serbia ka filluar zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq deklaroi sot se zyra e Odës Ekonomike të Serbisë në Izrael është e gatshme dhe shtoi se po kërkohet një moment i përshtatshëm për të udhëtuar në atë vend në mënyrë që të zyrtarizojë fillimin e punës së kësaj zyreje.

    Ajo theksoi se hapja e zyrës në Jeruzalem u dakordua me marrëveshjen e Washingtonit dhe shtoi se Serbia po përmbush ato që kishte nënshkruar në atë dokument.

    “Ne qëndrojmë prapa marrëveshjes që kemi nënshkruar dhe prapa nënshkrimeve tona dhe vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, pavarësisht nga ndryshimi në administratën amerikane”,  tha Bërnabiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se deri ku ka arritur zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e bardhë

    Bërnabiq theksoi se bisedoi me ambasadorin amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, dhe deklaroi se një datë e përshtatshme dhe një moment i përshtatshëm po kërkohen në këtë pandemi në mënyrë që të vizitojnë Izraelin dhe të hapin zyren, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

    Ajo thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin special të Donald Trumpit për dialogun, Richard Grenell dhe shprehu shpresën se ai do të vizitojë Serbinë përsëri, ose si i dërguar ose ndoshta privatisht.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.