Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka komentuar rezolutën e Parlamentit Evropian mbi Serbinë, e cila u miratua javën e shkuar.
Bërnabiq tha se kjo rezolutë është “përtej çdo të vërtete”, tek pjesa ku bëhet fjalë për Kosovën dhe përpjekjet e autoriteteve në Beograd për delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës.
Shefja e ekzekutivit serb mes tjerash deklaroi se Serbia nuk e njeh Kosovën si të pavarur, transmeton Klan Kosova.
“Komisioni Evropian nuk qëndron pas kësaj rezolute. Është disi një ngushëllim dhe shpresë për mua sepse KE duhet të jetë neutral ndaj statusit, duke marrë parasysh se ka edhe pesë anëtarë të tjerë që nuk njohin shtetin e paligjshëm të Kosovës’, shtoi ajo për Tv Happy, transmeton Klan Kosova.