Eksperti i futbollit italian, Fabio Capello ka zbuluar se ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e ka menduar formimin e Superligës evropiane në vitet e 80-ta.
Së fundmi, 12 klube të mëdha evropiane formuan Superligën evropiane, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, 48 orë më vonë, pas presionit të madh, klubet u tërhoqën dhe projekti dështoi.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ishte “arkitekti” i këtij projekti.
“Florentino nuk është person që i pranon gabimet e tij. Ai kurrë nuk e bën këtë. Perez mendon se ende mund ta krijojë këtë garë”, tha Capello.
“Berlusoni e kishte menduar këtë ide në vitin 1988. Ai punoi me avokatin e tij për këtë temë”, shtoi ai./FrontOnline/