×
  • Vip
  • Vip

    Berlusconi martohet të shtunën me vajzën 53 vite më të re

    FrontOnline
    17 Mars 2022

    Është 53 vjeç më e vogël në moshë së dhëndrri, por nuk e ka problem të shkëmbejë unazën.

    Në fakt, Marta Fascina po martohet me një nga më të pasurit e Italisë, ish-kryeministrin dhe kreun e Forza Italia-s, Silvio Berlusconi, ku dhe ceremonia është shpallur për të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë.

    Nuk do të jetë një martesë me vlerë juridike, por vetëm formale. Pas këshillimeve të shumta nga fëmijët e tij, si dhe nga bashkëpunëtorët më të afërt në biznes, Berlusconi vërtet shkëmben unazën, por nuk do të kryejë një martesë ligjore.

    Ndoshta edhe situata që po kalon Evropa ndikon në jetën personale të një politikani kalibri si ai. Madje Silvio ka dashur ta shtyjë ceremoninë, por ka qenë reagimi shumë i acaruar i së fejuarës, që ka bërë ta kthejë prapa këtë ide, shkruajnë mediat Italiane.

    Po kush është nusja 32-vjeçare?

    Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

    Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit, shkruan Lajmi.net.

    Berlusconi u shërbeu për gati një vit në mencë moshatarëve të vet në një azil, pasi burgimi iu konvertua me punë në komunitet.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.