×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berlini barrë për Gjermaninë

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Sipas një studimi të Institutit të Ekonomisë Gjermane dhe të dhënave të Eurostatit Berlini është barrë për Gjermaninë.

    Për shkak të Berlinit Gjermania paraqitet ekonomikisht më dobët se vende të tjera. Pa Berlinin prodhimi i brendshëm bruto i Gjermanisë për frymë popullsie do të ishte 0,2 përqind më i lartë, thuhet në një studim të Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW).

    Krejt ndryshe është gjendja në vende të tjera të BE-së. Kryeqytetet atje luajnë një rol të spikatur në ekonominë e vendit dhe rrisin prodhimin ekonomik për frymë popullsie.

    Nga vendet e analizuara në studim del se Greqia është më e varur nga kryeqyteti i saj. Pa Athinën, ekonomia e vendit do të tkurrej me gati 19 përqind. Franca do të ishte gati 16 përqind më e varfër pa Parisin, ekonomia e Danimarkës do të ishte 14 përqind më e dobët pa Kopenhagën.

    Berlini është më tepër kryeqendra e festave se sa kryeqendra ekonomike e Gjermanisë.

    Instituti i Ekonomisë Gjermane (IW) e shpjegon pozicionin relativisht të dobët të Berlinit me historinë e tij: Gjermania është e organizuar në mënyrë federale dhe për këtë arsye ka shumë qendra ekonomike të forta si Mynihu, Frankfurti apo Hamburgu. “Dhe në fakt ky është një avantazh ekonomik për Gjermaninë,” thotë ekonomisti i IW-së dhe analisti i të dhënave Henry Goecke për portalin T-Online.

    Arsyet e mëtejshme për prodhimin e brendshëm bruto relativisht të ulët për frymë popullsie në Berlin janë edhe mosha mesatare e ulët dhe shkalla e papunësisë, e cila është mbi mesataren kombëtare./dw

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.