Berisha: Votuam për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj akuzave të Dick Martit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se kanë votuar për ngritjen e një komisioni hetimorë për akuzat e Dick Martit e jo raportin e tij.
“Në këshill të evropës ëshët votuar rezoluta që kërkohej të ngritet komisioni hetimorë mbi akuzat e Dick Martit”, ka thënë ai
AI ka thënë se do të votonte prapë si Qeveri shqiptare për pastrim të akuzave ndaj luftës së UCK-së.
“Edhe atëherë edhe 100 herë Qeveria Shqiptare do ta votonte, sepse akuza ishte më e rënda që mund të bëhej ndaj një grupi njerëzish apo një vendi”, ka thënë ai.
Përgjigjja e tij erdhi pas akuzave nga Kryeministri Edi Rama se votuan raportin e Dick Martit.