Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Why Not”.
Ai ka rrëfyer përballë moderatores Roza Lati shumë detaje interesante nga jeta e tij private dhe profesionale.
Mes të tjerash, Roberti u pyet se çfarë mendimi ka rreth dashurisë në çift, nëse sipas tij është më e madhe në pleqëri apo në rini?
Dhe mes emocionesh këngëtari u shpreh se pasi humbi nënën e tij vitin e kaluar, e pa te i ati se sa e vështirë është kur humbet partnerin e jetës dhe mbetesh vetëm.
“Në pleqëri, ish dashur të jetë edhe në rini edhe në pleqëri me qenë mirë. Por vetëm kur plaket robi (njeriu), e kupton kur ta humb dikë që e ke pasur (gruan), e kupton që vet nuk jetohet dhe në atë kohë e sheh se sa të mungon ai që e ke pasur afër. Kështu që unë mendoj se në pleqëri është shumë e rëndësishme të kesh dikë që e shijon”, theksoi Berisha.
Ai ka qenë i martuar për vite me radhë me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Rene.