×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha uron Bajramin dhe premton: Ora e faljes së të Premtes do të bëhet orar zyrtar pushimi

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vizituar Komunitetin Mysliman shqiptar për festën e Fiter Bajramit.

    Në urimin e tij ndaj kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiut, kreu demokrat premtoi se kur PD të vijë në pushtet do dyfishojë fondet për komunitetet fetare dhe se ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi.

    “Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira. E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht”.

    Një tjetër premtim i Berishës është edhe kompensimi apo kthimi i pronave të komuniteteve fetare.

    “Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri. Së treti unë garantoj, dhe e garantova dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe garantoj besimtarët myslimanë se, falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar. Dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet më orari zyrtar pengesë që njerëzit të falin të Premten, që për myslimanët është dita e faljes. Kjo nuk është lehtësi, por detyrim dhe do të vendoset menjëherë pas 11 majit”./A2 CNN.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Rreshteri policor, Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me rastin ka reaguar Sindikata e Policisë. Përmes një komunikate për media,...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammyt, i ka propozuar...
    Lajme02 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të grupit “Asnji Cent Ma Shumë”, që bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit Energjetik, të...
    Lajme02 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri për FrontOnline ka folur mbi zhvillimet e fundit në lidhje me formimin e...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas vrasjes së rreshterit, Muhamed Kika në Kaçanik. Haradinaj thotë se i ndjeri...
    Lajme02 Prill 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Qyshk të Pejës. Një këmbësore është goditur nga një veturë Gjendja e saj...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.