×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha thotë se NISMA nuk ka bërë koalicion me VV’në: As nuk e kemi në plan

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka folur për mundësitë e një koalicioni të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

    Berisha ka deklaruar se nuk janë të vërteta raportimet që pati një takim të mundshëm të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës me pjesëtarë të LVV-së.

    “Por jo koalicion, por as kafe nuk kemi pirë, të them të drejtën në një takim të kryesisë së Nismës Socialdemokrate, me që ishin fjalët ‘ jo qëndroi ky, apo ky piu kafe’ u detyrua Fatmir Limaj të thotë para kryesisë se që nga 2017, jo që nuk ka pirë kafe, por as dorën nuk ua ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Berisha për Klan Kosova.

    Berisha ka pohuar se nuk do të ketë një koalicion me LVV-në, sipas tij, janë të interesuar të kenë koalicion me partitë opozitare, nëse dështon formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Nuk kemi bërë koalicion dhe as nuk e kemi në plan të bëjmë koalicion, Nisma vazhdon të qëndrojë në atë që është publike se jemi të interesuar për një koalicion me opozitën”, u shpreh Berisha.

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Lajme08 Prill 2025
    Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe...
    Lajme08 Prill 2025
    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e banorit të humbur A.LL., 27-vjeçar. Operacionin e...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    Vip08 Prill 2025
    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme. Banorja po i tregonte...
    Lajme08 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po e bllokon formimin e qeverisë së re,...
    Vip08 Prill 2025
    ‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejt fundit dhe beteja për finale vazhdon e bëhet më e fortë. Në një televotim kokë...
    Lajme08 Prill 2025
    Erdhi në jetë para 5 ditësh, por nuk ka identitet. Nëna e foshnjës së braktisur është një fëmijë, e lindur në vitin...
    Lajme08 Prill 2025
    Komiteti i OKB-së për Zhdukjet e Detyrueshme (CED) publikoi sot gjetjet e tij për Serbinë, Belgjikën, Republikën Qendrore të Afrikës, Gambinë dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.