×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha: Shqiptarët nesër në këmbë për të marrë drejtimin e vendit

    FrontOnline
    28 Tetor 2024

    Nesër mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. Kështu deklaroi kreu demokrat, Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij.

    Në fjalën e tij, Berisha thekson se opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet nesër e tëra në betejë për të marrë Shqipërinë në duart e saj.

    “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestarëve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Të kauzës së identitetit, të lirisë së shqiptarëve, kauzës së interesit kombëtar. Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës. Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj! Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre”.

    Ai akuzoi Ramën se ka vjedhur shqiptarët dhe ka zbrazur vendin, ndërsa theksoi se revolta e nesërme do t’i japë mësimin historik kësaj qeverie që sipas tij ka bllokuar rotacionin e pushtetit.

    “Të njerëzve që vidhen sa askush tjetër në Europë. Të njerëzve që shtypen dhe iu rrëmbehet vota. Të njerëzve që përjetojnë diktaturën, autokracinë të Edi Ramës të bazuar në bashkëpunim të ngushtë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit. Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit”, tha Berisha./A2

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një i moshuar 87-vjeçar u përplas nga një automjet në aksin Këlcyrë-Përmet, pranë Urës së Këlcyrës. Automjeti drejtohej nga një 32-vjeçar, i...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Xheneta u shpreh se e konsideron si gabimin më të madh në Big Brother VIP Kosova raportin e saj me Gjestin. Ajo...
    Vip02 Janar 2025
    Një diskutim me tone të ashpra ka rezultuar mes Drenushës dhe Gjestit. Drenusha u shpreh se loja e Gjestit ishte e dobët,...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën ku dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme...
    Sport02 Janar 2025
    Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen. Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.