Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha ka folur për publikimin e aktakuzave nga Specialja.
Ai u shpreh se publikimi i propozim aktakuzës nga Dhomat e specializuara të Gjykatës në Hagë nuk është praktikë juridike.
Diçka e tillë, siç ndodhi në rastin e Presidentit Thaçi, sipas tij, u bë jo pa qëllim.
“Publikimi i aktakuzës nga Gjykata e Specializuar në Hagë nuk është praktikë juridike dhe se ka ardhë në kohë që e ka ndaluar Presidentin, nga udhëtimi i tij në Amerikë”, tha Hiseni në emisionin ‘Prime Time’.
Para dy dite, me 24 tetor, ka kaluar afati ligjor për konfirmimin ose jo të aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi, dhe Kryetarit te PDK-së, Kadri Veselit.