Veton Berisha nga Politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me vëmendje ka përcjellur punimet e sotshme të Kuvendit të Repulikës së Kosovës me c’rast është votuar Qeveria në krye me kryeministër Albin Kurti.
“…ne si PLE e vlerësojmë lartë përzgjedhjen e z. Elbert Krasniqit në pozitën e Ministrit sepse po shënohet edhe një hap i madh politik dhe kombëtar i komunitetit Egjiptian, pasi që për herë të parë në historinë e re të Kosovës egjiptianët drejtojnë një ministri”.
Ky është postimi i plotë i tij:
Subjekti Politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me vëmendje ka përcjellur punimet e sotshme të Kuvendit të Repulikës së Kosovës me c’rast është votuar Qeveria e Republikës së Kosovës me kryeministër z. Albin Kurti.
Gjithashtu ne si PLE e vlerësojmë lartë përzgjedhjen e z. Elbert Krasniqit në pozitën e Ministrit sepse po shënohet edhe një hap i madh politik dhe kombëtar i komunitetit Egjiptian, pasi që për herë të parë në historinë e re të Kosovës egjiptianët drejtojnë një ministri.
Përzgjedhja e tij në udhëheqjen e një dikasteri ministror vie si rezultat i kërkesave të para dhe angazhimeve të vazhdueshme nga PLE, që së fundmi herë vitin e kaluar kishim insistuar ndaj z.Kurti që një pozitë e tillë politike ti besohet komunitetit Egjiptian
Në atë kohë nuk kishte një vullnet të tillë pasi u konsiderua si kushtëzim politik, pazar dhe madje paragjykoheshim se Egjiptianët nuk kanë aftësi drejtuese për të udhëhequr një ministri!
PLE-ja qëndron e vendosur në kërkësat e tilla që aspak nuk i konsideron si privilegje partiake por i vlerëson si përgjegjësi kolektive në shërbim të Egjiptianëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Tani me arritjen e këtij qëllimi madhor ne jemi të bindur se me një pozitë të tillë ministrore do të jetë një adresë e cila duhet të jetë në dobi të zgjidhjes të secilit problem të komunitetit Egjiptian andaj e ftoj komunitetin Egjiptian që të kërkojë sa më shumë përgjegjësi dhe zgjidhje të secilit problem nga ministri z. Krasniqi .
Ne si PLE do të qëndrojmë fuqishëm aktiv në përcjelljen e veprimeve dhe mos veprimeve politike të cilat janë në dobi apo në dëm të komunitetit Egjiptian.
Ne urojmë qeverinë Kurti dhe ministrin Krasniqi duke shpresuar në realizimin e premtimeve të tyre !
Me respekt
Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE