Hisen Berisha, anëtar tek Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për FrontOnline, se pavarësisht situatës në të cilën gjendet ushtria, 35% e saj duhet të jetë e gatshme.
Berisha, shprehet se kanë folur me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci për këtë çështje dhe se duhet gjetur zgjidhje për këto.
‘’ Nuk kemi pasur në Komision për këtë, por ne e kemi pasur në raportim ministrin, ku kemi folur për gjitha këto dhe i kemi sqaru se duhet bërë një zgjidhje’’ thekson ai.
Berisha, potencon se nuk ka qenë dashur që komandanti i FSK-së të vie në këtë pozitë, pasi që sipas tij ka qenë e mundur vazhdimi i kontratës me operatorin për furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së.
‘’Nuk është dashur të sillet komandanti në këtë situatë, sepse gjithmonë ka zgjidhje. Këta kanë mundur me e vazhdu gjithmonë kontratën, por nuk guxon me mbetë ushtria pa bukë. Nuk eksperimentohet me ushtri, me sjellë kuzhiniera andej këndej. Skandal është me u hap kuzhina për ushtrinë, kjo është mendësi tipike komuniste’’ tha ai.
Të hënën diskutohet në Kuvend për çështjen e ushqimit të FSK-së, pritet miratimi i një Rezolute