Ish-Kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka mohuar se ka akuzuar ish-Presidentin Hashim Thaçi për vrasjen e gazetarit Ali Uka.
“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën. Kam pat dijeni që Hashim Thaci është thirrur në Gjykatë, por nuk jam në dijeni që e ka vrarë Hashim Thaçi, nuk kam thënë dhe nuk them”, ka thënë ai.
Ali Uka, ka qenë gazetar në “Gazetën Shqiptare” gjatë viteve të ’90-ta në Shqipëri. Ka raportuar kryesisht për zhvillimet në Kosovë. Me afrimin e luftës ai ka qenë shumë aktiv në promovimin e UÇK-së. Madje kishte filluar të identifikohej si zëdhënës i UÇK-së. Ishte mbështetës i lëvizjes për pavarësisë.
Një mëngjes të hershëm të korrikut të vitit 1997, Ali Uka ishte gjetur i masakruar në banesën e tij. Fytyra e tij ishte shqyer me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer.