×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha nga Napoli: Diaspora po vjen, Rama i ka ditët e numëruara

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Napoli, ku theksoi rolin e diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje emigrantëve që të mbështesin koalicionin “Shqipëria Madhështore”, duke e cilësuar këtë proces si vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

    Jeni krenaria e vërtetë kombëtare”, tha Berisha para pjesëmarrësve. “Po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë. Kanë mbetur vetëm 50 ditë, 50 ditë vendimtare për shpëtimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.”

     

    Duke iu referuar rëndësisë së votës së diasporës, Berisha deklaroi se ky vit do të jetë një pikë kthese:

    Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Do jenë shqiptarët nga jashtë ata që do të shpëtojnë Shqipërinë.”

    Me tone të forta, ai lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama:

    “Prite, Edi Rama, se diaspora po vjen! Po vjen të shpëtojë mëmëdheun! Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë, për ta shpëtuar nga regjimi që do ta kishte lakmi Totrino, Escobari dhe El Chapo! Rama, ditët e tua janë të numëruara.”

    Berisha e akuzoi qeverinë se ka shkatërruar ëndrrat e shqiptarëve, duke i detyruar ata të largohen nga vendi:

    “Ti, Edi Rama, shkatërrove njëra pas tjetrës ëndrrat më të bukura dhe më fisnike të shqiptarëve! Por tani, diaspora po vjen për t’i dhënë fund këtij regjimi.”

    Berisha u bëri thirrje emigrantëve që të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për të sjellë ndryshimin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën që të sanksionojnë më tej Moskën, për të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Dy komedianët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur me pseudonimet Vovan dhe Lexus, së fundi kanë mashtruar edhe kryeministrin e...
    Lajme26 Mars 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës, instanca më e lartë e gjyqsorit ka refuzuar të gjitha ankesat e Vetëvendosjes ndaj PZAP-së, për rezultatet përfundimtare...
    Lajme26 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë...
    Lajme26 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Supremja refuzoi si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP’së. Ai ka thënë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.