Kryetari i Partisë Liberal Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk i pranon kërkesat e tyre atëherë nuk e kanë problem të qëndrojnë në opozitë, e as të shkojnë në zgjedhje të reja.
Gjatë një interviste në “Frontal” të T7, ai ka thënë se kanë relacion të shëndosh me secilën parti.
“Kemi relacion shumë të shëndosh me secilën parti”.
“Nëse z. Kurti s’arrin ta bëjë qeverinë, ne të njëjta kërkesa do t’i kemi edhe për mandatarin e dytë. Aq sa na respektojnë, do t’i respektojmë.