×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha: Me ardhjen në pushtet të PD-së, Shqipëria nuk do të ketë tarifa për mallrat amerikane

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me përfaqësues të Sindikatave të Bashkuara.

    Berisha u ndal te tarifat doganore të SHBA-së dhe tha se me ardhjen në pushtet të PD-së, Shqipëria nuk do të ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, Berisha u shpreh i bindur se kjo gjë do të ndodhë edhe me qeverinë e SHBA-së pasi Shqipëria t’i heqë tarifat ndaj saj.

    “SHBA kanë vendosur një sistem tarifash sepse të gjithë kanë pasur tarifa ndaj tyre. Kjo është e vërteta. Ta mësoni të vërtetën. Të gjithë këta që qahen sot, kanë pasur tarifa. Shqipëria nuk do të ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane dhe jam i bindur se kjo gjë do të ndodhë edhe me qeverinë e SHBA pasi t’i heqim ne. Edhe njëherë, u garantoj për një partneritet luajal dhe zëri juaj, avokat i fuqishëm i njerëzve të punës, do të jetë një zë që do të dëgjohet nga qeveria. Ne do ta shndërrojmë Shqipërinë në Shqipërinë Madhështore, në Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve tanë”, tha ai.

    Sipas tij, PD do të bëjë gjithçka që “Made in Albania” të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se legjislacioni i urgjencës po kthehet pas një dekade rënieje. Në një deklaratë të lëshuar, pasi oferta...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.