×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvendeve Kosovë-Shqipëri

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, foli për gazetarët në ambientet jashtë Kuvendit.

    Ai u ndal te mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri, mbledhje që do të mbahet nesër.

    Berisha thotë se parlamenti shqiptar nuk mund të shkojë në mbledhje pa bërë disa gjëra përpara.

    Së pari, sipas tij, është miratimi i rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Së dyti, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë falje sepse ka qenë i pari që i ka vendosur sanksione Kosovës.

    “Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë një akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolutë ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Berisha.

    Por Berisha theksoi se kërkesat e tij nuk do të thonë që demokratët nuk do të jenë të pranishëm nesër në mbledhjen e përbashkët.

    “Do shkojnë sigurisht, por në emër të PD-së unë kërkoj që parlamenti të adresojë këto çështje para se të shkojë”, tha Berisha. /tvklan

    Nga Rubrika
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Një tjetër përplasje është shënuar nga Agron Shehaj, këtë herë me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka. Një seancë e fortë,...
    Të tjera
    Vip19 Dhjetor 2024
    Gjesti mbrëmë është përplasur me Xuxin teksa pësoi edhe një debat të ashpër me Xhenetën. Xheneta ishte e ashpër me të teksa...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Sara ka shpërthyer në lot pas diskutimit që pati me Gresën, e cila i tha se fitove role aktrimi për shkak të...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Vullneti janë ndarë nga banorët e tjerë teksa diskutonin bashkë. Mes pëshpërimave ata flisnin për Gresën e banorë të tjerë,...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Gresa dhe Sara kanë bërë një argument në tension me njëra-tjetrën, mbi punën dhe rolet në teatro dhe xhirime filmash. Sipas Gresës...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Gjatë seancës së sotme, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Vedlt- Foglia tha se Ismet Bahtijarin dhe ZPS-ja janë dakorduar në marrëveshjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.