×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha jep sinjale për normalitet në kuvend, mosbindja civile në rrugë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2024

    Nisja e diskutimit të buxhetit për vitin 2025 duket mund t’i japë fund, të paktën përkohësisht, aksionit të opozitës në Kuvend, shkruan A2 CNN.

    Tonet e mëhershme ultimative për të vijuar rrugën e nisur, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duket se po i zbut, teksa pohon se po diskutohet cili do të jetë qëndrimi në Kuvend. Kthimin në normalitet demokratët duket se mund ta justifikojnë me propozimet konkrete që do të dërgojnë.

    “Një vendim do të merret, por qëndrimi ynë është i prerë, minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që ne do të mbrojmë në parlament”, tha Berisha.

    Jo vetëm ligji për minimumin jetik, por Partia Demokratike do të kërkojë më shumë mbështetje për pensionistët dhe statusin e minatorit. “Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO. Jorida Tabaku ka bërë një amendament për minatoret. Këto janë dy amendamentet, por kryeamendamenti është ai i minimumit jetik”.

    Lideri i opozitës e quajti projektbuxhetin e depozituar nga qeveria në Kuvend si më çnjerëzorin ndër vite, ku sipas tij nuk është menduar për qytetarin, por vetëm për të vjedhur. “Ky buxhet nuk ka nevojë për komente të tjera, por mund të vlerësohet si buxheti i vjedhjeve më të mëdha në histori. Si buxheti i varfërimit dhe mjerimit më të madh në histori. Si buxheti i dëbimit të shqiptarëve më shumë se çdo buxhet tjetër në historinë e vendit”.

    Berisha premtoi se aksioni i opozitës do të vijojë në rrugë, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar mosbindjen civile.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.