Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, për FrontOnline ka folur për kërkesën e Vetëvendosjes (për të fituar 500 mijë vota, duke e kritikuar ashpër qeverinë për menaxhim të dobët dhe dështim në realizimin e premtimeve.
‘’Kanë punu keq, e kanë shti Kosovën në sanksione, e kanë lanë ushtrinë pa bukë, nuk e kanë bërë asnjë punë të hajrit edhe këto janë veç rrena edhe demagogji edhe po ia nisin qeshtu se po mendojnë se e mashtrojnë popullin qeshtu, por ata do të kenë rënie rrabile’’ thotë ai.
Ai ka theksuar se qeveria e VV ka dërguar Kosovën në sanksione dhe ka lënë ushtrinë pa mbështetje, duke e quajtur këtë një dështim të plotë.
Sipas Berishës, deklaratat e VV-së janë vetëm “rrena dhe demagogji”, dhe se ata po mendojnë se mund të mashtrojnë popullin me fjalë të tilla.
‘’Këto janë veç rrena edhe demagogji edhe po ia nisin qeshtu se po mendojnë se e mashtrojnë popullin qeshtu, por ata do të kenë rënie rrabile’’ u shpreh ai për FrontOnline.
Ai ka paralajmëruar se VV do të përballet me një rënie të ndjeshme të mbështetjes, duke parashikuar se do të arrijnë nën 40% të votave në zgjedhjet e ardhshme.
‘’ Nën 40% e shoh VV-në’’ shtoi Berisha.
Deputeti Berisha është i bindur se populli do t’i ndëshkojë për menaxhimin e keq, duke vlerësuar se VV mund të bie deri në nivele shumë të ulëta, nën 10%, duke shtuar se inati i qytetarëve ndaj qeverisë nuk do të kalojë dhe se ditët e këqija janë të sigururta për VV-në.
‘’Unë e njoh këtë popull, inati nuk kalon veç me një mandat, e VV ka me i pritë ditë e këqija, e ka me rënë në atë shtratin e vetë që e ka 11-12 apo 8%’’ tha Berisha