Nga ish-luftëtarët e UÇK-së vazhdimisht është kërkuar që Gjykata Speciale t`i gjykojë edhe krimet serbe në Kosovë.
Kështu ka thënë për Front Online, edhe ish-ushtari i UÇK-së, Hisen Berisha.
“Ne që në fillim kemi thënë që ka qenë mirë që kjo Gjykatë kur është krijuar të ketë në domenin e përgjegjësive edhe krimet që janë kryer nga të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike. Pra të përfshihen edhe serbët vendor që kanë kryer krime. Ajo ka qenë luftë dhe pjesëmarrja në të ka qenë e një natyre tjetër, por përgjegjësitëështë dashur që të përfshihen edhe ata sepse janë qytetarë të Kosovës. janë brenda domenit ligjor të Kushtetutës së Kosovës dhe pse duhet të ketë kësi lloj diferencimi dhe diskriminim pozitiv për ta “, ka thënë ai për Front Online.
Berisha foli edhe për shfuqizimin e kësaj Gjykate dhe për pasojat që mund t`i ketë Kosova në rast se ndodh njëgjë e tillë.
“Shfuqizimi i saj tani do të ishte pasoja edhe për vet Kosovën sepse kjo është një lloj tendence për t`i ikur pretendimeve tëkujtdo ndaj UCK-së. Mos të harrojmë që kjo është një vlerë që qëndron në themelet e shtetit tonë dhe të shtetësisë tonë dhe nëse ne e lejojmë që kjo të njolloset në vazhdimësi atëherë do ta dëmtojmë në vazhdimësi shtetësinë tonë dhe lirinë tonë, prandaj kjo do tëishtediçka qëdo të prodhonte më shumë pasoja sesa sqaronte situatë”, ka thënë ai. /Front Online