×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha flet nga Spanja: E gjithë bota pret fitoren e PD-së në 11 maj

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se “e gjithë bota pret fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit”, duke theksuar se nën drejtimin e saj do të mundësohet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Në forumet ku marrin pjesë kancelari Merz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe 14 kryeministra europianë, Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet sot në duart e një narkoshteti që, sipas tij, ka shndërruar zgjedhjet në fasadë dhe ushtron terror ndaj opozitës.

    “Këtu, në sy të Europës, kam denoncuar të vërtetën e trishtë për regjimin e Edi Ramës. Po i tregojmë Europës se shqiptarët janë gati për një të ardhme ndryshe, për shtet ligjor dhe integrim”, deklaroi Berisha.

    Ai bëri të ditur se PPE pritet të miratojë një rezolutë të katërt brenda 5 muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke e cilësuar këtë si një mbështetje të plotë për opozitën dhe një sinjal të qartë për nevojën e ndryshimit në Shqipëri.

    “Me këtë rezolutë dënohen haptazi dhuna ndaj opozitës, deformimi i zgjedhjeve, shkeljet e ligjit dhe korrupsioni. Ky është një kushtrim për shqiptarët që të ndahen nga regjimi dhe të hapin një kapitull të ri”, shtoi ai.

    Berisha theksoi se Rama është tashmë një “i dënuar ndërkombëtarisht” dhe paralajmëroi se fitorja e PD më 11 maj do të jetë “fitorja e 75-të e forcave të qendrës së djathtë në Europë për këtë vit”.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje për ironitë e kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrjes së tij në Kongresin e PPE, Berisha u shpreh se “ironia vjen nga frika” dhe theksoi se mbështetja e ndërkombëtarëve për opozitën është më e fortë se kurrë.

    Në fund, ai u ndal edhe tek raporti i OSBE-së, duke e cilësuar “shumë serioz” dhe një tjetër provë për shqetësimet reale mbi procesin zgjedhor në Shqipëri

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Gjatë predikimit të tij, Papa Leo XIV ka dërguar një mesazh të fuqishëm drejtuar kardinalëve, duke shprehur dëshirën që Kisha Katolike të...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e kësaj të premteje trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjear, i cili...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    9 Maji, Dita e Europës, u përkujtua edhe këtë vit në Shqipëri si një moment domethënës për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Me...
    Të tjera
    Sport09 Maj 2025
    Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit dhe Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri. Klubi...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    9 Maji, Dita e Europës, u përkujtua edhe këtë vit në Shqipëri si një moment domethënës për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Me...
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e LVV-së dhe ministrja në dorëheqje e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën për media pas dështimit të 13-të për...
    Lajme09 Maj 2025
    Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale politike dhe ndërkombëtare të Kosovës, duke e cilësuar periudhën pesëvjeçare të qeverisjes së...
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është shfaqur entuziaste në një fotografi të publikuar përpara nisjes së seancës plenare, ndërkohë...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Papa i Amerikës së Veriut po kremton Meshën e tij të parë si Papë, duke kryesuar në Kapelën Sistine me kardinalët që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.