×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Arifi po përdoret si pretekst për të shkuar vendi në zgjedhje

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Avokati Besnik Berisha, i cili sot ka përfaqësuar Qeverinë e Kosovës në seancën dëgjimore në rastin e trajtimit të votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

    Sipas tij sa i përket një praktike të tillë gjithçka ka qenë e qartë deri në vitin 2017, kur Gjykata Supreme kishte marrë një vendim.

    “Gjykata Supreme kishte vendosur për çështjen “Zafir Beriha” kundër PZAP. Ishte KQZ që bënte filtër para se dikush të marrë bekimin e këtij institucioni si zgjedhës ose i zgjedhur. Gjykata Supreme ka konstatuar se askush nuk mund të privohet nga e drejta e zgjedhjes dhe për t’u zgjedhur. Po të aplikohej standardi  sipas nenit 29 gjysma e deputetëve sot nuk do të ishin ata që do të dilnin për të kërkuar votë. Kjo ka ndryshuar si pasojë e një vendimit të Gjykatës Supreme”,  është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

    “Sot kishim një debat të shteruar dhe në fund emëruesi i përbashkët i parashtruesit të kërkesës ishte: vendi duhet të shkojë në zgjedhje.  E gjithë zhurma në emër të Etem Arifit, doli me një kërkesë: vendi të shkojë në zgjedhje, sepse nuk dimë rrugë tjetër thanë”.

    “Dëshirat politike jo çdo herë mund të futen në vendime juridike. Ne dështuam për të siguruar proces zgjedhor po thonë, tash po e përdorim Etem Arifin si pretekst. Etem Arfii është shembull i realiteti për shumë të tjerë”.

    Sipas Berishës, Kushtetuta i merr mandatin secilit deputet që dënohet me formë të prerë me mbi një vjet periudhë kohore.

    “Nuk ka logjikë të pretendosh se ka qenë i ligjshëm deri ditën kur ka votuar, por vota e tij është e pavlefshme”.

    “Marrja e mandatit parasheh mosprezencën e tij me mbi gjashtë muaj pa arsye. Procedurë për marrjen e mandatit të Arifit nuk është iniciuar as sot e kësaj dite. Atij i paguhet rroga edhe pse është në burg”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.