Zafir Berisha po e konsideron “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.
Me anë të një postimi në Facebook, zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje.Sipas tij, me Osmanin në krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.
“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel./FrontOnline/