×
  • Sport
  • Sport

    Berisha 20 pritje, ndeshje e mirë edhe nga Quni, Tahirukaj, Dedaj e Ramosaj

    FrontOnline
    14 Nëntor 2021

    Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Haris Berisha, është shquar në fitoren e Kreuzlingenit ndaj Endingenit në Ligën B të Zvicrës.

    Kreuzlingeni të shtunën fitoi me rezultat 27:22. Berisha bëri 20 pritje dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga skuadra e tij, përcjell FrontOnline.

    Te Kreuzlingeni janë katër reprezentues të Kosovës dhe të gjithë kanë dhënë kontribut në fitore. Drenit Tahirukaj shënoi 6 gola nga 10 tentime.

    Kapiteni Valon Dedaj i kishte 5 gola nga 9 tentime, ndërsa kontribut, sidomos në mbrojtje dha edhe Bujar Ramosaj.
    Kreuzlingeni është në garë për kalim në elitën zvicerane.

    Në elitë paraqitet Luigj Quni, që ka pasur dy ndeshje këtë javë, të enjten e të shtunën. Të enjten Quni i shënoi dy gola nga dy tentime në fitoren 39:30 të Amicitia Zuerich ndaj Chenois Geneve.

    Të shtunën u luajt derbi i madh mes Pfadi Winterthur dhe Amicitias. Fitore shënoi Winterthuri me rezultat 26:24. Quni shënoi 3 gola nga 3 tentime.

    Skuadra e tij, Amicita Zuerich është e dyta në tabelë. Po lufton për titull të kampionit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Sport25 Korrik 2025
    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Vip25 Korrik 2025
    Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në një intervistë. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.