Futbollisti i Dukagjinit, Leonard Marmellaku ka përfunduar në Komision Disiplinor të FFK-së.
Marmellakut i është hapur inicim disiplinor për shkak të ndërhyrjes brutale në mbrojtësin e Flamurtarit, Lorik Maxhunin.
Maxhuni për shkak të ndërhyrjes pësoi dëmtim të rëndë, me ç’rast u desh t’i nënshtrohet një operacioni.
Ky lëndim i rëndë do ta mbajë Maxhunin një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.
VENDIMI I PLOTË:
“Inicim disiplinor
-ndaj lojtarit të KF Dukagjini me nr fanelle 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02.MOTIVI: Në Në minuten e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive”.