Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është rikthyer në vendlindjen e tij, në Tërnoc.
Ai nuk e ka harruar aspak klubin e vendlindjes së tij, KF Tërnocit i cili arriti një sukses historik, shkruan FrontOnline.
Ky klub për herë të parë është ngritur në Ligën e Katërt të Serbisë.
KF Tërnoci e ka falënderuar për vizitën mbrojtësin e Atalantës.
“Berat Gjimshiti sado që ka arrit majat e futbollit, nuk e harron vendlindjen e tij. Ai sot pos që na surprizoi me vizitën e tij, lojtarëve tanë u dha një motiv edhe më të madh për të vazhduar me sezonin e ardhshëm ku na pret një nivel tjetër garimi. Falënderojmë Beratin për vizitën e tij djelmoshave tanë. Përjetësisht AGALLAR!”, thuhet në postimin e KF Tërnocit./FrontOnline/