Manipulimet dhe kurdisjet eventuale në futbollin e Kosovës kanë qenë tema kryesore e ditëve të fundit.
Në lidhje me një fenomen të tillë ka folur edhe portieri i mirënjohur, Arben Beqiri, shkruan FrontOnline.
Beqiri ka treguar një rast kur kishte pasur dyshime për kurdisje të ndeshjes, me ç’rast ishin intervistuar pesë futbollistë.
“Në periudhën 2016-2017, kur isha pjesë e Besës së Pejës, Besa-Trepça, pas ndeshjes është konfirmuar se kanë filluar hetime se ka pasur kurdisje të ndeshjes. Kam qenë i pezulluar me pesë ndeshje moslojë për shkak të procedurës, është vërtetuar pafajësia dhe kanë vazhduar ndeshjet”, ka deklaruar Beqiri në “Sporti në Total”.
Ai ka thënë se më pas është verifikuar pafajësia e tyre./FrontOnline/