Anëtari i kryesisë, Ismet Beqiri tha se cilido që të fitojë në këtë garë, duhet të bëjë përpjekje që LDK-në ta mbaj të unifikuar dhe ta fuqizojnë në të kundërtën nuk do të ketë sukses.
Beqiri: LDK-në ta kthejmë atje ku e ka vendin
“Ne presim që do të jetë një Kuvend ku do të fol vota e delegatëve të LDK-së, sepse është për ne shumë e rëndësishme që LDK-në ta kthejmë atje ku e ka vendin, në një parti të fuqishme, ky është obligim i ynë dhe besoj që këtë do ta bëjmë dhe këtë qëllim edhe duhet ta ketë ky kuvend… cilido që të fitojë në këtë garë, duhet të bëjë përpjekje që LDK-në ta mbaj të unifikuar , ta fuqizojnë në të kundërtën nuk do të ketë sukses, cilido qoftë ai“, tha Beqiri.
Ai shtoi se kandidaturat do të vendosen vetëm brenda kuvendit, pasi deri tash janë vetëm pretendime.