×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqa: Vendimet dhe vazhdimi i qëndrimit në pozitën pas gjashtë muaj si U.D është në kundërshtim me ligjin

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtari i Komisionit për Legjislacion, Hajdar Beqa, për Front Online ka kritikuar ashpër praktikat e emërimit të zyrtarëve të lartë publikë në cilësinë e ushtruesit të detyrës (U.D.) për periudha më të gjata se gjashtë muaj, duke e cilësuar këtë si shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.

    “Pozita e zyrtarëve të lartë, për pozitën e u.d por edhe me Ligjin për Shërbyes nuk lejohet që të ketë mandat më shumë se gjashtë muaj. Çdo tejkalim i afatit 6 muaj është shkelje ligjore,” deklaroi Beqa.

    Ai theksoi se përgjegjësia për këto shkelje bie mbi institucionet kompetente.

    “Në këtë rast është përgjegjësi e organeve kompetente.” shtoi ai.

    Sipas tij, këto emërime të zgjatura nuk janë të rastësishme, por pjesë e një politike të qëllimshme nga ana e Qeverisë.

    “Gjitha pozitat që janë me u.d, ka qenë tendencë e Qeverisë që me i manipulu dhe me i shantazhu” potencoi Beqa për Front Online.

    Beqa gjithashtu ngriti shqetësimin për vendimet që merren nga zyrtarët që kanë tejkaluar afatin ligjor si ushtrues detyre.

    “Edhe vendimet e u.d pas mandatit janë në kundërshtim me ligjin. Nuk ka përformancë me u.d.” përfundoi ai.

    Drejtori i kundërligjshëm i QKUK-së negocioi e nënshkroi kontratën milionëshe

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, ku ka qenë folëse në panelin për...
    Lajme25 Maj 2025
    Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pritet të shtohen gjatë ditës. Ka mundësi të ketë ndonjë...
    Lajme25 Maj 2025
    Njohësit e politikës thonë se situata është paradoksale dhe se i sjell dëme të vazhdueshme vendit e ata të ekonomisë thonë se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore....
    Lajme25 Maj 2025
    Gjatë ditës së diel, në dy raste të ndara në Ferizaj, Policia ka hasur në raste të përdorimit dhe posedimit të paautorizuar...
    Lajme25 Maj 2025
    Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në veri të Mitrovicës “ka vetëm mashtrim të Albin Kurtit”....
    Lajme25 Maj 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të studentëve, ku fitusesit u shpërblyen. Aty kishte një befasi,...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre...
    Sport25 Maj 2025
    Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.