Hajdar Beqa kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 14 shkurtit është zotuar se do të angazhohet maksimalisht që të gjithë qytetaret e Luginës së Preshevës të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.
Beqa thotë se këtë çështje edhe më herët ka qenë i vetmi që e ka ngritur në Kuvendin e Kosovës, por sipas tij në atë kohë nuk ka pasur gatishmëri Institucionale për të bërë një gjë të tillë.
“Shumë qytetarë të Luginës së Preshevës sidomos ata që jetojnë në Kosovë e nuk mund të kthehen në Serbi kanë mbetur pa asnjë dokument, as të Serbisë e as të Kosovës. Këtyre njerëzve duhet të iu behet zgjedhje e menjëhershme. Nëse arrij të marrin besimin për të qenë deputet do të zotohem se do të punojmë maksimalisht në këtë drejtim” ka thënë Beqa.
Përndryshe Beqa që nga filli i luftës së bashku me dy vëllezër ka qenë aktiv në luftën frontale kundër ushtrisë serbe, ku gjatë betejave të shumta ai është plagosur rëndë, e ku pasojat i vuan edhe pas 20 vitesh.
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)