Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka mbajtur një takim sot me anëtaret e Gruas Demokratike të Kosovës.
Beqa që në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për deputet u premtoi grave se do të jenë në fokus të qeverisjes 4 vjeçare të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Partia Demokratike nuk e ka vetëm fjalë barazinë gjinore. Jam shumë optimist se nën qeverisjen tonë gruaja do të jetë e përfaqësuar në nivelin më të mirë të mundshëm. Jemi shumë të nderuar dhe mburremi me ju (gra)”, u shpreh Beqa.
I pari i PDK-së në Gjakovë kërkoi angazhim maksimal të grave në këto zgjedhje.
“Angazhohuni mos leni guri pa lëvizë, angazhohuni se kemi një kandidat për kryeministër më të mirë se të gjitha partitë, që e ka derën hapur edhe në Bruksel dhe në Uashington”, deklaroi Beqa para të pranishmeve.
Beqa mori mbështetje në këtë drejtim në këtë takim ku morën pjesë krahas qindra grave edhe disa prej ish-deputeteve të legjislaturës së kaluar, Besa Ismaili, Blerta Deliu dhe Ariana Shoshi-Musliu.