Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se kjo parti duhet të marr guximin dhe të mblidhet për ta zgjedhur Enver Hoxhajn kryetar partie.
Sipas Beqajt, Hoxhaj pas ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit është kandidati më i duhur për lider të kësaj partie.
“PDK-ja ditëve në vijim duhet ta marr një guxim dhe ta mbledh Konventën që brenda këtyre ditëve të mbidhet dhe të ja jap një mandat për dy vite z.Hoxhaj dhe t’i marr ai kompetencat e plota. Unë mendoj që duke pasur parasysh prezantimin dhe përfaqësimin e z.Hoxhaj në kohën kur lideri është në Hagë dhe nëse e krahasojmë numrin e votave të z.Hoxhaj në raport me votat e partisë, mendoj që z.Hoxhaj është kandidatë potencial për kryetar. Mendoj që z.Hoxhaj pas z.Veseli është kandidati i duhur që do ‘i dërgojë proceset përpara”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”,