Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën edhe në Gjakovë.
Nga atje kryetari i degës së PDK-së në dhe kandidati për deputet në Kuvend, Hajdar Beqa ka thënë se ky qytet ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.
Sipas tij, Gjakova përbëhet nga njerëz të dijes e kulturës, ndërsa më së miri i përshtatet platforma e PDK-së.
“Gjakova ka njerëz shumë të mirë dhe ka kontribuar për lirinë që kemi sot dhe i ka dy komponentë, përbëhet prej njerëzve të dijës që përfaqësojnë kulturën,arsimin shkencën Më së miri i bie tamam Gjakovës platforma e Partisë Demokratike e Kosovës”, tha ai.
Beqa theksoi se PDK-ja ka planin e rimëkëmbjes.
“Ne e kemi programin e rimëkëmbjes dhe dy qeveritë qe i patën, nuk patën ide për rimëkëmbje, i’u deshën 5 muaj ditë mirëpo ata shkuan dhe i mbajmë mend për shkelje kushtetuese” theksoi tutje Beqa./Front Online/