Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me kryesinë e Shoqatës së Veteranëve të Gjakovës, të udhëhequr nga kryetari Sadri Hoxha dhe bashkluftëtarë të tjerë.
Ata bënë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.
Në këtë ngjarje, Beqa ka pranuar një mirënjohje, e cila, sipas tij, është më shumë se një simbol, por një amanet për të ruajtur dhe mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve.
Ai theksoi se frymëzimi i Dëshmorëve është një udhërrëfyes për një të ardhme më të ndritur dhe një shtet më të fortë dhe të prosperuar.
Beqa shprehu mirënjohjen e tij të pafund ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Dëshmorëve, duke shprehur respekt dhe nderim të veçantë për familjet e tyre.
Shkrimi i plotë: