×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Beogradi në alarm/ Raportime të reja për bomba

    FrontOnline
    02 Qershor 2022

    Raportime të reja anonime për bombat janë dërguar sot në disa lokacione në Beograd, duke përfshirë shtëpitë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq dhe ministrit të brendshëm Aleksandar Vulin, si dhe ambasadat e Rusisë, Bjellorusisë, Kinës, Kubës dhe Sudanit.

    Po ashtu edhe në ndërtesën e Rektoratit dhe Kopshtin Zoologjik, ku po kontrollojnë ekipet e kundër-diversionit nga Ministria e Brendshme, raportojnë mediat e Beogradit.

    Punonjësit u evakuuan nga ndërtesa e Rektoratit në rrugën Studentski dhe vizitorët u evakuuan nga kopshti zoologjik Kalemegdan.

    Raportet për bombën e vendosur mbërritën në disa lokacione të tjera në Beograd.

    Portali “Telegraf” ka bërë të ditur se redaksia e tyre ka marrë një e-mail kërcënues me lokacionet ku dyshohet se janë vendosur mjete shpërthyese “të cilat do të shpërthejnë mes orës 16 dhe 18”.

    Ndër vendndodhjet e listuara në email janë shtëpia e Vuçiq, Brnabiq, Vulin, si dhe ambasadat e Rusisë, Bjellorusisë, Kinës, Kubës dhe Sudanit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Në qarkun e Shkodrës, kanë mbetur edhe vetëm 4 kuti për t’u numëruar nga 405 që janë gjithsej. Sipas rezultateve të deritanishme,...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Në 11 maj shqiptarët e Shqipërisë ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do të drejtojë vendin në...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Misionit të OSBE/ODIHR-it publikoi sot gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Misionit të OSBE/ODIHR-it publikoi sot gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit....
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Deri në orën 23:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4079 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë....
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Pas largimit të ASH-së të Arben Taravarit nga Qeveria ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. Mexhiti në një status në rrjetin social Facebook,...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Pas rreth dy orë mbledhje, Aleanca për Shqiptarët mori vendim që të largohet nga Qeveria dhe të kalojë në opozitë, transmeton TV21....
    Lajme12 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime...
    Lajme12 Maj 2025
    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.