×
  • Lajme
  • Lajme

    Beogradi i quan histerike reagimet në Prishtinë ndaj deklaratës së Vuçiqit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    E ashtu quajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histerike” reagimet e autoriteteve të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

    Vuçiq tha se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vuçiqit për “luftë të dhunshme”.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

    “Kosova nuk është as Nagorno Karabak, as konflikt i ngrirë”, tha në anën tjetër Ministria e Jashtme e Kosovës, duke shtuar se “krahasimet e qëllimshme të Vuçiqit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit”.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se mesazhi kryesor i Vuçiqit sot ka qenë se, për Serbinë dhe popullin serb, “paqja është më e rëndësishmja”.

    “Nëse përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë janë njësoj të interesuar për paqe, ata duhet ta mirëpresin dhe mbështesin një angazhim të tillë nga Beogradi”, tha Petkoviq.

    “Serbia dhe presidenti i saj konfirmojnë vazhdimisht, edhe me fjalë, edhe me vepra, se ne jemi garantuesi më i fortë i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe këtë e kuptojnë dhe e mbështesin të gjithë faktorët relevantë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Petkoviq.

    Konflikti në Nagorno Karabak

    Nagorno Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë, me mbështetjen e Qeverisë armene.

    Luftimet për kontrollin e këtij rajoni kanë shpërthyer qysh më 27 shtator, ndonëse këtë javë është shpallur një marrëveshje për armëpushim.

    Një luftë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për këtë rajon ka përfunduar në vitin 1994 me armëpushim, por pa marrëveshje të paqes.

    “Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, tha të enjten Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendës-shefen e misionit të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës, ka marr sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim sot kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin kanë diskutuar për...
    Sport14 Nëntor 2024
    Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve. Ndeshja që...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebookun e tij ka publikuar pamje nga Panairi i Librit, duke thënë se është një atmosferë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Ndërkombëtar në Kosovë, Nancy Soderberg. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Senatori John Thune, mik i Federatës Vatra do të drejtojë Senatin Amerikan për 4 vitet e ardhshme, detyrë që e merr në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.