Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë me të dashurën e tij shqiptare, Kleofina.
Gjatë vizitës, çifti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë përmes një fotografie të përbashkët, ku shihen të përqafuar në Çarshinë e Jupave, një prej vendeve më ikonike të qytetit të Gjakovës.
Fotografia, e postuar në rrjetet sociale, shoqërohej me një mbishkrim të ngrohtë nga Pavard: “Gëzuar Krishtlindjet nga ne për ju. Le të ndalemi për një moment dhe të përqafojmë magjinë e fëmijërisë, gëzimin e pastër dhe kujtimet me njerëzit që duam”.