Benjamin Kololli e ka kaluar Zurichin kundër St. Gallen, në derbin e yjeve kosovare në Superligën e Zvicrës, që po zhvillohet momentalisht në Kybunpark.
Përfaqësuesi i Kosovës Kololli shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Portieri i St. Gallen ia doli të hidhej në krahun e duhur, por nuk qe në gjendje ta ndalë goditjen e kosovarit.
Kjo është një ndeshje mes skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës në Superligën e Zvicrës.
Përveç Kolollit, titullar për Zurichin në këtë takim janë duke luajtur edhe Fidan Aliti dhe Hekuran Kryeziu.
Për St. Gallen titullar në mbrojtje është Betim Fazliji./GazetaExpress/
Benjamin Kololli scores a penalty as he gives @fc_zuerich the lead against @FCSG_1879!
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) April 3, 2021