Beniada Nishani ka marrë vëmendje të madhe nga publiku pasi ajo u bë pjesë e “Big Brother VIP”.
Modelja vëmendje merr edhe pasi ky format televizivë ka mbaruar.
Pas këtij rrugëtimi ajo është bërë pjesë e një rubrike të re në emisionin “E diell” bashkë me moderatoren Argjira Spanca.
Mes të tjerash ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.
Ish banorja e “Big Brother VIP” tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.
“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla. Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka deklaruar ajo.
Ndryshe Beniada është shëndrruar në njërin nga personazhet më të pëlqyera nga publiku me sinqeritetin e saj të cilin e shprehu në “Big Brother VIP”.