Beniada është një nga banoret e Big Brother Vip e cila ka raporte të mira thuajse me të gjithë.
Modelja shqiptare pëlqehet shumë për energjinë pozitive që sjellë në shtëpi tash e më shumë se 100 ditë qëndrimi aty brenda.
Ajo rrallë herë është përfshirë në debate por një të fundit e kishte me banorin e ri Tanin.
Raporte të mira ndanë me Donaldin me të cilin shpesh edhe ngacmohen me fjalë ashtu si edhe mbrëmë.
Teksa rrinin në dhomën e gjumit Beniada ngacmoi Donaldin duke i thënë se bën kot si i sëmurë, ke nevojë për vëmendje.
Kjo duke nënkuptuar kujdesin e Egzonës ndaj tij, ku dje edhe i përgatiti mëngjesin.