Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani ka reaguar pas festës së Halloweenit në të cilën shumë figura të njohura të show-bizit hqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga ikonat nga më të ndryshmet.
Ndër to ishin edhe motrat Istrefi, Era, Nora dhe Nita të cilat me rastin e festës së Halloween janë transformuar në modele të revistës së famshme amerikane Playboy, shkruan Paparaci.
Por, sipas Beniada Nishanit festa e Halloween është ngatërruar me festën e Playboy, veshje të cilën e karakterizon lepuri.
Ajo ka thënë se këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq.
“Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, është shprehur Beniada në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Tutje modelja ka thënë se në festën e Halloween nuk është nevoja të dukesh seksi.
“Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloween duhet të dukesh seksi. Kjo festë pi transformohet në një festë tjetër”, ka thënë ndër të tjerash modelja Beniada Nishani.
Playboy është revista e parë që ka prezantuar lakuriqësinë femërore dhe materialet me orientim seksual në një format medial, ndërsa për numrin e parë të revistës në vitin 1953, themeluesi i saj, Hugh Hefner, përdori një fotografi kalendarike nudo të pabotuar më parë të Marilyn Monroe.