Lee Madsen, djali i aktorit Michael Madsen, ka vdekur në moshën 27-vjeçare. Thuhet se Hudson ka kryer vetëvrasje, duke pasur parasysh se në Hawai i është gjetur një plagë me armë zjarri.
Një zëdhënës i Michael Madsen, mëngjesin e së martës ka dhënë një deklaratë në emër të familjes.
“Zemrat tona janë thyer dhe jemi të pushtuar nga pikëllimi dhe dhembja për humbjen e Hudson. Kujtimi i tij do të mbahet nga të gjithë ata që e njohën dhe e donin atë. Ne kërkojmë privatësi dhe respekt në këtë kohë të vështirë. Faleminderit”, thuhet në njoftim. Pretendimet për vdekjen e Hudson u konfirmuan edhe nga zëdhënësi i departamentit të mjekësisë ligjore në Honolulu.
“Mund të konfirmoj se Hudson Lee Madsen, 27 vjeç, vdiq nga një plagë me armë zjarri në kokë dhe se ka dyshime se ai kreu vetëvrasje në ishullin Oahu”, tha ai.
Sipas mediave sociale, Hudson Madsen jetonte në Wahiawa, Hawaii, me gruan e tij Carly. Fotot që publikoi Hudson tregojnë se ai ka shërbyer në ushtrinë amerikane dhe se ka qenë në Afganistan për disa kohë.
Michael Madsen është i martuar me aktoren Dean Madsen, me të cilën ka dy fëmijë të tjerë, Calvin (25) dhe Luke (16)./FrontOnline/