Real Madridi mbrëmë nis edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore ndaj Stuttgartit me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu.
Pas kësaj ndeshje foli Jude Belingham i cili u rikthye nga lëndimi dhe tanimë është i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës, shkruan Gazeta Express.
Anglezi ndër të tjera foli edhe për fjalët negative që janë përhapur më rrjet për të dhe treshen e sulmit madrilene.
“Pashë në rrjetet sociale që dikush po përpiqet të krijojë diçka negative mes Mbappé, Rodrygo, Vinicius dhe meje. Është vetëm një e vërtetë, ne jemi miq shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë ai.
Kujtojmë se pas transferimit të Mbappes në Real Madrid ka pasur zëra të mëdha për prishjen e raporteve edhe mes Vinicius dhe Mbappe, mirëpo këto janë hedhur poshtë nga lojtarët madrilen.