
Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për FrontOnline ka thënë se mosformimi i institucioneve qendrore ka sjellë pasoja serioze në menaxhimin e financave publike dhe në ekuilibrin ekonomik të vendit.
“Sipas të dhënave, shpenzimet buxhetore prej 27.3 milionë euro për periudhën janar–shtator janë pasojë direkte e mosformimit të institucioneve qendrore, si e Parlamentit dhe Qeverisë”, tha Bellaqa
Ai ka shtuar se mungesa e kontrollit institucional ka prodhuar dezekuilibër ekonomik në raportin e shpenzimeve buxhetore.
‘’Ka dezekujliber ekonomik në raportin e shpenzimeve buxhetore se nuk ka kontrolle sepse nuk ka mekanizma mbikëqyrës dhe kontrollues qe e menaxhojnë në nivelin e duhur parat publike ne institucione publike sepse shume institucione nuk kanë as mekanizma mbikëqyrëse dhe ekonomia publike dhe private ka dalur nga shtrati i vetë’’, tha ai.
Sipas tij, shumë institucione nuk kanë as mekanizma mbikëqyrës dhe për pasojë ekonomia publike dhe private ka dalë nga shtrati i vet.
“Mungesa e institucioneve qendrore reflektohet që të ketë shpenzime më të larta se sa normalja e ligjshme’’, ka shtuar Bellaqa.
Ai ka kërkuar që çështja të trajtohet nga organet kompetente.
“Këtë çështje duhet ta kryej Zyra e Auditorit të Përgjithshëm Kombëtar dhe ta verifikojë gjendjen, ndërsa të gjeturat t’i paraqesë ashtu si janë, pra dhe konform ligjeve të procedohet më tutje”, tha Bellaqa.